Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.V për veprën penale Përgatitja e veprave terroriste.
Sipas njoftimit të gjykatës, B. V është dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burgim, raporton Arbresh.info.
Po ashtu, nga i akuzuari konfiskohet shuma e të hollave prej 2500 €, si pasuri e specifikuar në aktakuzë të holla këto të dedikuara për furnizimin e materialit për kryerjen e akteve terroriste.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.V, për shkak të veprës penale të rikualifikuar “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale Trajnimi për terrorizëm, nga neni 133 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari B.V është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) vite e gjashtë (6) muaj, koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 21.02.2023, do të i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim”, thuhet në njoftim.
Me aktvendim të veçantë PS.46/2023, të datës 05 mars 2024, gjykata konform nenit 366 paragrafi 1 pika 1.1 lidhur me paragrafin 3; 4; 5 dhe 6 të KPPRK-së, të akuzuarit B.V ia vazhdon masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore Prishtinë.
Gjykata obligon i akuzuari që të paguajë shumën prej njëqind €uro (100 €) në emër të shpenzimeve procedurale dhe shumën prej njëqind €uro (100€) në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nën kërcënim të përmbarimit të dhunshëm.
“I akuzuari B.V në periudhën kohore disa mujore e deri në datën e arrestimit të tij me datë 21.02.2023, kishte bërë plane dhe ishte përgatitur për ndërmarrjen e sulmeve terroriste në Kosovë, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT dhe në pikën kufitare Merdarë me materie të rrezikshme dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me Nitrat de Calcium, e të cilat në detaje ai i kishte shpalosur gjatë komunikimit të zhvilluar përmes aplikacionit Threema, nga profili ”Proxyal”, me një person me emrin “Al Muhaxheri – ( i huaj)” nga i cili kishte kërkuar udhëzime për krijimin e bombave artizanale apo materie eksplozive, për realizimin e planit të tij, e që me rastin e udhëtimit nga Arabia Saudite përmes Aeroportit të Shkupit për në Kosovë, me rastin e ndalimit dhe kontrollit në pikën kufiatare Hani i Elezit, i njëjti ishte arrestuar nga Policia e Kosovës DKT në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...