Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në veriun e Mitrovicës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Mitrovicës, Beesim Hoti ka thënë për Arbresh.info se gjatë përleshjes është përdorur edhe arma e zjarrit, ku janë lënduar tre persona, dy nga ta të cilët kanë marrë plagë në këmbë nga arma e zjarri.
“ Ka pas rrahje më një kafiteri këtu mes të rinjve. Është përdor se paku një armë zjarri ku dy persona kanë pësua lëndime në këmbë dhe nuk ka lëndime të natyrës serioze. Disa persona janë shoqërua mbrëmë në stacion ku dhe po hetohet rasti”, ka thënë Hoti./arbresh.info/
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...