Tre kosovarë po hetohen nga autoritetet në Shqipëri pasi në Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Prishtinë-Ulqin, u është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e kanabisit.
Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka filluar procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Ç., 23 vjeçe dhe B. B., 38 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi L. Ç., 25 vjeç.
Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Ç., 23 vjeçe dhe B. B., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Kosovë, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’.
Në PKK Muriqan, në dalje të vendit, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, me drejtues shtetasin B. B., në çantën me dërgues shtetasin L. Ç. dhe me marrëse 23-vjeçaren, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet