Dëshmorët Gani e Azem Kastrati dhe Hisni Murseli nga Nekoci dekorohen me Urdhrin Presidencial “Hero i Kosovës”
Në shkollën e fshatit Nekoc të Komunës së Drenasit, nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaҫi, ku ishin pjesëmarrës, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, këshilltari i Presidentit, Ismail Syla, familjarë e shumë qytetarë, i është dhënë dekorata “Hero i Kosovoës” tre dëshmorëve të këtij fshati.
Urdhri “Hero i Kosovës” i është dhënë Gani e Azem Kastrati dhe Hisni Murseli për veprat e trimërisë dhe sakrificën për Kosovën gjatë luftës së fundit të UҪK-së, bën të ditur Komuna e Drenasit.
Me këtë rast, Lladrovci vlerësoi lartë trimërinë e këtyre dëshmorëve ku tha se veprimtaria e tyre për lirinë e pavarësinë e vendit ishte e madhe, prandaj edhe ky urdhër ndaj tyre është meritor.
Ndërsa në emër të Presidentit Thaҫi, këshilltari i tij, Ismail Syla, tha se tre dëshmorët e fshatit Nekoc mbeten figurat me emblematike të kësaj ane për luftën e pastër të zhvilluar për lirin e vendit.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania