Në fshatin Prapashticë të Prishtinës, policia ka ndaluar një kamion me targa vendore.
Sipas policisë, ai po transportonte dru teknik (lloji bung) në sasi prej 11 (njëmbëdhjetë) m³.
Policia ka bërë të ditur se sasia e drunjëve është sekuestruar nga zyrtarët e Autoritetit Pyjor të Kosovës.
“Me datën 18.04.2025 rreth orës 20:10 nga njësia policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Veri, në fshatin Prapashticë – Prishtinë është ndaluar një kamion me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari kishte të ngarkuar në kamion dhe po transportonte dru teknik (lloji bung) në sasi prej 11 (njëmbëdhjetë) m³. Lidhur me rastin sasia e druve është sekuestruar nga zyrtarët e Autoritetit Pyjor të Kosovës, ndërsa personi i dyshuar pas intervistimit është liruar dhe rasti i iniciuar shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...