Transferohet në QKUK i moshuari që u godit nga vetura në Mitrovicë

21:00 | 5 Shkurt 2026
E.H

Sonte rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor rreth 76 vjeç.

Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë Rajonale të Mitrovicës, tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin.

Ndërsa, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, tha për expresin se “në ora 18:40, si pasojë e lëndimeve, një i moshuar (1950), është sjellur në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Mitrovicës, i cili aktualisht po vazhdon trajtimin dhe janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga ekipi i mjekëve dhe infefmierëve. Tashmë po kryhet ekzaminimi radiologjik i Tomografisë së Kompjuterizuar (CT) e kokës, për të konstatuar gjendjen e kokës”.

Fazliu shtoi se pas ekzaminimeve me CT, janë konstatuar lëndime në toraks dhe rasti është referuar për trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK.

Shpërndaje në rrjete sociale