Një aksident trafiku ka ndodhur, sot pasdite në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Balincë të komunës së Malishevës.
Sikur shihet në fotografitë e dërguar nga një lexues i Ekonomia Online, në aksident janë përfshirë një traktor, i cili ka mbetur i rrokullisur, dhe një automjet ambulancë.
Nga ky aksident ka edhe persona të lënduar, por asnjëri nuk është rëndë, sipas informatave të para.
Në vend të ngjarjes ka dalë policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit./EO/



Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit