Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë dobi nga çështja e shkëmbimit të territoreve në mes të dy vendeve, prandaj edhe janë të gatshëm për ta bërë një gjë të tillë.
Trajkoviq ka theksuar se Vuçiq dhe Thaçi kanë dobi në këtë aspekt dhe për këtë arsye janë të gatshëm për këtë ide.
“Për Thaçin kjo çështje do të ishte e përshtatshme për mbrojtjen nga përgjegjësia para Gjykatës Speciale dhe në këtë mënyrë do të amnistohej për atë që ka bërë, trafikimin e organeve të serbëve të abuzuar e kidnapuar”, është shprehur Trajkoviq.
Nga ana tjetër, ajo ka thënë se Vuçiq nuk heq dorë nga kjo ide, duke shfaqur dyshimet se ai ka disa obligime ndaj Thaçit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
“Është i përcaktuar të punojë në një projekt që është jashtëzakonisht i pafavorshëm për ne, që nënkupton vendosjen e një kufiri të përhershëm përmes demarkacionit, që në thelb nënkupton ndryshimin e identitetit të Kosovës dhe që nga një identitet i krishterë përmes historisë, ai do të bëhet plotësisht mysliman, një bazë për krijimin e organizatave ekstreme myslimane , për forcimin e tyre si 99% e popullsisë myslimane dhe 1% e të krishterëve”, tha Trajkoviq.
Ajo ka theksuar se Bashkimi Europiumi do ta hedhë poshtë projektin e shkëmbimit të territoreve, duke shtuar se do të jetë prioritet zgjidhja e çështjeve të brendshme, siç janë të drejtat e njeriut dhe respektimi i tyre.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja