Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë kohës që ishte duke punuar.
Raportohet se një punëtor ka vdekur pasi e zuri betoni, një tjetër në gjendje kritike
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Faruk Rama”.
Derisa, personi tjetër që mbeti i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, njoftoi Ahmeti./Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...