Sonte rreth orës 20:30 në fshatin Gllogjan të Deçanit është sulmuar me armë zjarri autobusi që po vinte nga Gjakova për Deçan.
Si pasojë e këtij rast mbetën të vdekur tre persona dhe u plagos një tjetër, shkruan portali arbresh.info
Pas ngjarjes tragjike, reagime të shumta kanë ardhur nga personazhe e emra të njohur në vend.
Në mesin e tyre edhe reperi i njohur Bardhi, ka reaguar menjëherë përmes një shkrimi prekës në InstaStory.
Në mes tjerash, Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Më poshtë shkrimi i plotë i Bardhit:
Se dita pse më vranë, ama nuk e di a diti edhe ai pse më vrau!!! Ata nxënës ndoshta ishin shumë të uritur e shumë të etur duke u kthyer në shtëpi, t’u menduar se i kanë dy ditë pushim për me pushuar e me mu çlodh, e nuk e kanë ditur se sot do të ishte dita e fundit e tyre. O Zot në çfarë kohe po jetojmë. Ngushëllime gjithë familjarëve. / arbresh.info/

48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje