Trafiku Urban në Prishtinë ka bërë të ditur se ka vendosur disa rregulla të reja në të gjithë autobusët e kësaj kompanie.
Sipas njoftimit, nga sot disa ulëse në pjesën qendrore të autobusëve janë të dedikuara për kategori të ndjeshme.
“Në kuadër të angazhimit tonë për përmirësimin e infrastrukturës për të gjithë qytetarët, me një fokus të veçantë për personat me aftësi të kufizuara, kemi dedikuar ulëse për këtë kategori. Nga tani, 4 ulëse në pjesën e parë të secilit autobus do të jenë ulëse me përparësi për gra shtatzëna, persona me aftësi të kufizuara, të moshuar ose më pak të aftë për të qëndruar në këmbë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...