Sot është Dita Botërorë e BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. Me këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar një konferencë ku ishin të pranishëm akterë të ndryshëm vendore e evropianë.
Riza Shillova nga Policia e Kosovës tha me këtë rast se Policia e Kosovës ka përcaktuar disa objektiva në lidhje me parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie. Ai ka thënë se shumica e viktimave të trafikimit janë nën moshën 18 vjeçe.
“Disa veprime të trafikimit janë puna e detyruar, lëmoshëkërkuesit, shfrytëzimi prostitucional. 45 për qind e viktimave janë nën moshën 18 vjeçare. Andaj ne do të vazhdojmë të punojmë në luftimin e kësaj dukurie deri në fund me planet e policisë”, ka thënë Shillova.
Në një prononcim për portalin arbresh.info, zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha ka thënë Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me njerëz ka ndërmarr masa të rëndësishme në identifikimin viktimave të trafikimit si dhe luftimin e kësaj dukurie, ku sipas tij në këtë kontekst janë realizuar edhe një numër i operacioneve policore të cilat kanë pas për qellim arritjen e objektivave të parapara.
“Në nëntë (9) mujorin e vitit 2017, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë punës operative-hetimore ka ngritur kallëzim penal në prokurorit përkatëse për 16 raste të trafikimit me qenie njerëzore. Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore vërehet një rënie e lehtë e rasteve të trafikimit me njerëz”, ka thënë Hoxha.
Sipas tij janë identifikuar 22 viktima.
“Numri i personave të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore është 31 ndërsa numri i viktimave zyrtarisht të identifikuara është 22 viktima. Njëra nga format më të shpeshta apo më të theksuara e shfrytëzimit të viktimave të trafikimit është ajo e shfrytëzimit seksual e në disa raste edhe kërkim lëmosha dhe puna e detyruar. Më të prekurit janë personat e moshës së re (gjinia femrore), duke përfshire edhe raste kur viktima janë edhe fëmijë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...