Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mbrëmjen e së shtunës, ka thënë se ndien dhimbje për vdekjen e mbi 70 personave në Kentucky të ShBA-së, si pasojë e një tornadoje vdekjeprurëse.
Përmes një postimi në facebook, Konjufca ka dërguar lutje që kjo fatkeqësi të përfundojë sa më shpjet dhe me sa më pak pasoja.
“Bashkëndjejmë me dhembje të madhe për fatkeqësinë në Kentucky dhe Tennessee të ShBA-së dhe tmerrin nëpër të cilin po kalojnë qytetarët amerikanë në këto momente të vështira. Qytetarët e Kosovës me trishtim po i përcjellin lajmet për humbjet e shumë jetëve dhe shkatërrimin e pasurisë së qytetarëve amerikanë. Lutemi që kjo fatkeqësi të përfundojë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja”, ka shkruar Konjufca./arbresh.info/
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...