Partia Social Demokrate (PSD), vlerëson se për një vjet të funksionimit ka arritur që të bëjë shumë punë në të mirë të vendit.
Faton Topalli deputet i PSD-së, tha në televizionin publik se nuk janë aspak “pishman”, që janë larguar nga LVV-ja, dhe sipas tij ato bëjnë konstatim të gjendjes, kurse PSD ofron zgjidhje konkrete.
Topalli ka deklaruar se LDK-ja është shndërruar në bisht të LVV-së, dhe kjo sipas tij është shumë e çuditshme. Kërkesën për të çuar vendin në zgjedhje duke ditur që nuk janë votat, Topalli e ka quajtur lojë që nga fillimi, dhe padrejtësisht e kanë akuzuar PSD-në për këtë.
“PSD-ja është partia e parë që ka ofruar votat për rrëzimin e qeverisë dhe ato nënshkrime mund të përdorën në çdo kohë, por gjithë kjo është lojë e tyre”, ka thënë Topalli.
Sipas tij janë LDK-ja dhe LVV-ja ato që mundësojnë funksionimin e kësaj qeveria duke mos bërë projekte konkrete si opozitë për të kushtëzuar qeverinë.
Topalli tha se shembull i punës së PSD-së është qeveria në Prishtinë dhe Kamenicë, të cilat sipas tij janë model për komunat e tjera. Ai tha se PSD-ja padyshim që do të jetë parti parlamentare, dhe sondazhet që po bëhen sipas tij janë për shkak se PSD-së ia kanë frikën.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump