Ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.
Pas takimit, Osmani dhe Blair pritet të deklarohen për media.
Blair pritet t’i drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ora 10:00 me rastin e 25 vjetorit të çlirimit, shkruan Arbresh.info.
Ndryshe, ish-kryeministri pritet të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti si dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ish-kryeministri britanik do të, pritet në takim edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Me këtë rast, atij do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”. /Arbresh.info/
Intonohet himni i Republikës së Kosovës, Lista Serbe lëshon ...
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...