Presidenti serb Tomislav Nikoliq gjatë një takimi që ka pasur sot me shefin e UNMIK-ut Zahir Tanin ka thënë se është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet ndër prioritetet e larta të Kombeve të Bashkuara për të ruajtur stabilitetin dhe për të “parandaluar situata të caktuara të shndërrohen në krizë”.
“Ne jemi duke negociuar me Prishtinën, edhe pse Bashkimi Evropian është tërësisht në anën e tyre, por duhet të jetë e qartë për të gjithë që ne kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër, ne presim që Prishtina të tregojë gatishmëri që t`i respektojë ligjet dhe në zbatimin e marrëveshjes, dhe mbi të gjitha, Asociacionin e komunave serbe “, theksoi Nikoliq, raporton “Tanjug”.
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...