Është zhdukur Adonis Gashi, njëri nga tre shokët e qelisë të Astrit Deharit. Gashi i cili kishte ndarë të njëjtën qeli me Astrit Deharin, nuk është paraqitur në stacionin policor në Prizren për të dhënë dëshminë e tij lidhur me vdekjen e Deharit.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati mbrojtës i familjes Dehari, Tomë Gashi.
“Për Adonis Gashin është lëshuar një fletë-arrest nga Policia e Kosovës, ai është në ikje, ai do të duhej të intervistohej tani kur po intervistohen policët e gardianët”, tha Gashi.
Avokati theksoi se për zhdukjen e tij është informuar nga Policia e Kosovës.
Hetimet për rastin Dehari janë duke vazhduar pasi që Instituti zviceran në raportin përfundimtar nuk ka përjashtuar mundësinë që Astrit Dehari të jetë vrarë.
Hetimet kanë rinisur gjatë muajit dhjetor të vitit 2019, në mesin e të intervistuarve është edhe ish- komandanti regjional i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, të tjerët janë gardianë të qendrës së paraburgimit në Prizren si dhe stafi mjekësor.
Deri më tani nga Prokuroria Speciale janë intervistuar 14 dëshmitarë, ndërsa edhe tre tjerë pritet të intervistohen. /Telegrafi/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...