Avokati Tomë Gashi ka shënuar në Facebook duke thënë që nesër do të vazhdoj gjykimi ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, ai ka thënë që është ironi të akuzohet një deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ai po ashtu ka bërë thirrje që të votohen kandidatët e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale.
Ky është postimi i plotë:
DILEMA PËR GJYKIMIN E NESËRM TË DEPUTETIT TË LËVIZJËS VETËVENDOSJE!
Nesër vazhdon gjykimi i katër aktivistëve të Lëvizjës Vetëvendosje!, ndër të cilët është edhe Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Frashër Krasniqi.
Ironia është se ai akzohet për gjuajtjen me granatahedhës të ndërtesës ku tani ai vetë është deputet.
Dilema ime për nesër është se, a është mirë që të prezantojnë në gjykim të gjithë Deputetet e Lëvizjës Vetëvendosje! të cilët si Parti i fituan zgjedhjet parlamentare të 11. qershorit 2017, apo është më mirë që këtë ta bëjnë ata me një seancë tjetër dhe të punojnë me mendje dhe me zemër për Komunen, të fitojnë në shumicen e Komunave në Zgjedhjet Lokale dhe të kemi sa më shumë Deputet dhe Kryetar Komunash të Lëvizjës Vetëvendosje!
Më 22. Tetor 2017 votoni me mendje e me zemer për Komunën tuaj.
Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike, sy...
Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, Kokalla:Më thanë ...
Vrasja makabre e Liridona Ademaj/ Naimi, Kushtrimi e Graniti...
Mblidhet Komisioni për Buxhet, një nga pikat edhe projektlig...
“Fitore historike”, Ambasada e ShBA’së uron Kosovën për ndes...
Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet i...