Tomë Gashi e dinë saktë se kush qëndron prapa vrasjes së Astrit Deharit: Janë grupe kriminale mirë të organizuara

14:35 | 8 Dhjetor 2022

Ka reaguar avokati i Familjes Dehari, Tomë Gashi menjëherë pasi sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi në konferencë për media se janë zhdukur mostrat e rastit të Astrit Deharit, nga frigoriferi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Asgjë nuk është e rastësishme.” Ka shkruar avokati në rrjetin social Facebook.

Gashi ka shtuar ndër të tjerash se, “Prapa vrasjes së Astrit Deharit qëndrojnë grupe mirë të organizuara kriminale”

Ky është reagimi i plotë i avokatit Tomë Berisha:

Asgje nuk eshte e rastesishme!

Vjedhja e provave ne Institutin e mjekesise ligjore e verteton edhe njehere se prapa vrasjes se Astritit qendrojn grupe mire te organizuara kriminale.

Fshehja e vrasjes se Astrit Deharit eshte diqka qe e kan pase qellim grupet e organizuara Kriminale qe nga momenti i vrasjes se tij me 5 Nentor 2016 ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren.

Nuk eshte e rastesishme qe keta vetem 30 min pas vrasjes se Astritit e kualifikuan si Vetvrasje sepse ishin ne ndikim te shefave te tyre Politik.

Nuk eshte e rastesishme qe Kryeprokurori i athershem i Prokurorise Themelore ne Prizen z.Syle Hoxha vetem disa dite pas vrasjes se Astritit Tentoj qe ta mbyll si Vetvrasje. I njejti eshte permendur edhe ne aferen Pronto per arsyje qe te gjith i dijme.

Nuk eshte e rastesishme qe ne Burgun e Prizrenit kishte dyer te fshehta qe te dergonin ne ndertesen e Policise ku sipas Familjareve te Naser Makollit i cili ishte ne qeli me Astritin per 78 dite, Astriti naten merrej ne pytje nga dikush por jo zyrtarisht…

Nuk eshte e rastesishme as Vdekja e Naser Makollit ne Qendren e Paraburgimit ne Lipjan, i cili u dergu nga Qendra e paraburgimit ne Prizren se bashku me Gardianet e Qendres se paraburgimit ne Prizren te cilin nuk e lan vet asnje moment deri sa edhe ai vdiq ne burg!

Nuk eshte e rastesishme qe Instituti i mjeksise ligjore ne zvicerr e vertetoj vrasjen e Astrit Deharit duke e eleminuar teorin e Vetvrasjes dhe duke gjetur ADN te personave te trete…

Nuk eshte e rastesishme qe ekspertiza shtrejt e Instituti i Mjeksise Ligjore ne Zvicer e konfirmoi ekspertizen e mehershme dhe e vertetoi ate qe supozohet qe ne Zvicer jane derguar prova te manipuluara.

Nuk eshte e rastesishme qe per ta manipuluar opinionin kamerat e sigurise se Koridorit te Burgut ne Prizren para se ti ket edhe vet Prokuroria u publikuan ne nje Televizion ne Prishtine.

Nuk eshte e rastesishme qe vrasjen e Astrit Deharit me mish e me shpirt po tentojn qe ta fshehin ne qdo menyre ata te cilet per Arsyje qe vetem ata i dijne po mundohem me i “ruajt” vrasesit e Astritit, Shtytesit ne Vrasje dhe ata qe po e fshehin Vrasjen per me teper se 6 vite.

Nuk eshte e rastesishme qe te vidhen edhe provat ne institucionin e mjekesis ligjore ne Prishtine. /arbresh.info/

lexo edhe:

LAJMI I FUNDIT| Ministrja Haxhiu: Zhduken mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë

Shpërndaje në rrjete sociale