Tomë Gashi avokat i Nehrudin Skenderit: Nuk besoj që pirja e kafesë me dikë të bën terrorist

13:00 | 12 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Tomë Gashi, avokat i Nehrudin Skenderit i arrestuar për terrorizëm, tha se klienti i tij është arrestuar gabimisht dhe se nuk ka prova ndaj tij.

Ai në një deklarim për media pas përfundimi të seancës së parë ndaj të arrestuarave tha se ka deklaruar se në shtëpinë e tij nuk është gjetur asnjë armë zjarri.
Gashi tha se nuk beson që pirja e kafesë me dikë të bën terrorist.

“I njëjti para katër vitesh ka pas dhe një akuzë .për këtë çështje dhe është liruar. Unë kom deklaruar se ose Policia e Prokuroria kanë gabuar në arrestim të tij. Mendoj që janë krijuar dëme të pariparueshme.

Është student në dy fakultete dhe është nga Prizreni. Në shtëpinë e tij nuk është gjetur as një armë”, tha Gashi.
Vendimi për caktimit e paraburgimit pritet të merret pas dy orëve nga Prokurori i rastit Afrim Shefkiu.

Të dielën janë arrestuar 5 kosovarë të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste në Kosovë. V.s/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale