Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi, ka arritur në zyrat e kësaj organizate.
Pak minuta më parë kanë arritur edhe zyrtarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Në një konferencë për medie, zyrtarë të OVL të UÇK-së, i kanë thënë medieve se nuk do të dorëzojnë materialin e sotëm të marrë nga një person i panjohur, pa u dëshmuar autenticiteti i dokumentacionit.
Paraditen e sotme i kanë shkuar edhe 400 dosje OVL të UÇK-së, në mesin e tyre besohet të jetë edhe propozim-akuza ndaj presidentit, Hashim Thaçi, dhe të tjerëve.
“Personi na ka thënë se tash e mas do të na sjellë në CD materialin”, është shprehur Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së.
Zyrtarë të Speciales deri më tani kanë marrë edhe rreth 15 mijë dosje tjera që ju kanë rrjedhur në lidhje me hetimet e deritanishme./arbresh.info/
EKSKLUZIVE| Propozim-akuza ndaj Thaçit dhe emrat e të akuzuarve tjerë
EKSKLUZIVE| Propozim-akuza ndaj Thaçit dhe emrat e të akuzuarve tjerë
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...