Todosijeviq lirohet nga akuzat pas deklaratës për masakrën e Reçakut

14:43 | 12 Korrik 2023
A Z

Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar zyrtarin e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, nga të gjitha akuzat për gjuhë të urrejtjes në deklaratën e tij ku mohonte masakrën e Reçakut.

Vendimi nënkupton se edhe aktgjykimi i mëparshëm me të cilin ai ishte dënuar me një vit burgim, anulohet.

Lajmin për lirimin e tij nga të gjitha akuzat e konfirmoi avokati i tij, Nebojsha Vlajiq, raporton REL.

“Vendimi i Gjykatës Supreme është i formës së prerë, nuk ka më ankesa apo procedurë, zoti Todosijeviq është njeri i lirë”, tha Vlajiq.

Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme thuhet se në fjalimin e Todosijeviqit ku mohohet masakra e Rçakut, nuk pati përmbajtje të tillë “që thërret në nxitje, urrejtje, përçarje apo mosdurim ndaj komunitetit tjetër”.