Një grup aktivistësh LGBT, para pak çasteve janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe me mjete të tjera tymuese në ambientet e një lokali në Shqipëri.
Xheni Karaj, e cila ndodhet në vendngjarje thotë se një grup djemsh kanë hedhur mjete shpërthyese që lëshojnë një tym mbytës, në oborrin e një lokali në afërsi te Akademisë së Arteve.
Deri më tani raportohet se nuk ka të lënduar ndërsa policia sapo ka shkuar në vendngjarje.
Sipas një deklarate të Kristi Pinderit, aktiviteti i sotëm u monitorua nga Policia e Shtetit, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, por me sa duket jo gjithçka shkoi siç duhet.
Kjo është hera e dytë që zhvillohet një aktivitet i tillë, por këtë vit numri i pjesëmarrësve ishte disa fish më shumë. Ata pedaluan në bulevard
të shoqëruar nga një eskortë e policisë.
Me këtë event kulmuan të gjitha aktivitetet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë. Djem edhe vajza të reja u shoqëruan në këtë pedalim edhe nga Avokati i Popullit Igli Totozani, nga Misionarja Kundër Diskriminimit Irma Baraku dhe nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...
Bahamas njohu Kosovën, Serbia i kërkon ta rishqyrtojnë vendi...