Dy persona janë ekzekutuar me automatik mbrëmjen e sotme dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramiz Kovaçi” në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake rreth orës 20:00, prapa Lulishtes “1 Majit”, persona të pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të automjetit tip BMË seria 5 ngjyre gri me targë AA 675 JS.
Automjeti drejtohej nga Elvis Gaçaj, në vend të parë si pasagejre ndodhej Aurora Oskyan ndërsa në sediljen e pasme, Kevin Rugova.
Si pasojë e të shtënave kanë gjetur vdekjen shtetasi Kevin Rugova dhe Aurora Oskyan, si dhe është plagosur Elvis Gaçaj.
Nuk dihen ende shkaqët e kësaj ngjarjeje të rëndë.
20:38 7 plumba në drejtim të BMË-së
Drejt makinës është qëlluar shtatë herë me armë automatike. Dy viktimat nuk rezultojnë me precedent penal. Automjeti i morgut të kryeqytetit ndodhet ende në vendin e ngjarjes. Kjo pasi po presin që grupi hetimor të përfundoj me procedurat e nevojshme dhe më pas të tërheqë trupat e dy viktimave.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...