
Attachment Details
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë të ditur se partia e saj nuk do të votojë për asnjë kandidat për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës.
“Nuk e votojmë asnjë. Ata që e kanë bllokuar [Kuvendin] le ta zhbllokojnë. Ne kemi dashur t’i japim epilog. Asnjëherë nuk është politizuar kështu zgjedhja e një nënkryetari”, tha ajo për gazetarë.
E pyetur nëse do të votonin për Nenad Rashiqin nga partia Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Kadrijaj u përgjigj jo përsëri.
AAK-ja i ka 5 ulëse në Kuvend.
Kadrijaj theksoi se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje, në vazhdimësi, ka qenë që të mos konstituohet Kuvendi.
“Ju e dini që ka bërë minimumin e përpjekjeve për sigurimin e votave, qoftë edhe për kryetarin e Kuvendit. Ne kemi dashur t’i japim epilog për ta tejkaluar këtë gjendje. E keni parë që në mënyrë arbitrare, pa ndonjë mocion apo marrëveshje, është ndarë votimi i nënkryetarëve të komunitetit joshumicë, në mënyrë që t’i shkaktojë këto kauza të Albin Kurtit”, tha ajo.
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025