Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në detyrë, që ka pranuar 1,000 teste për virusin Korona si donacion nga Serbia. Ajo ka thënë se udhëheqësit e kësaj qeverie, që premtonin bashkëim me Shqipërinë, e kthyen.
Kosovën në një lypësare të Serbisë. Ajo ka thënë se është e dhimbshme nënçmimi që po ia bëjnë Kosovës me këtë qasje. Ajo u ka drejtuar një pyetje zyrtarëve të VV-së. “A pyetët në Shqiperi paraprakisht, apo drejt e në Serbi?!”, ka qenë pyetja e saj.
Ky është reagimi i plotë i deputetes:
Shihni se si ndryshohen por edhe ruhen idealet me sukses Prej bashkimit me Shqipërinë e kthyen Kosovën në lypsar të Serbisë. Thanë mungesës sonë me teste, Serbia i’u përgjigj pozitivisht – pranuam 1000 teste per COVID-19, donacione
serbe. E tmerrshme dhe e dhimbshme çfarë nënçmimi i’a bënë Kosovës. A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për këtë aranzhim nënshtrues, përfshirë ata që dështuan në furnizime paraprake dhe sigurimin e këtyre testeve qoftë me blerje apo donacione nga shtete që
e njohin Kosovën. A pyetët në Shqiperi paraprakisht, apo drejt e në Serbi?! Pa i provu i pari Albin Kurti, Rexhep Selimi, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Sami Kurteshi…në LVV këto teste serbe, bashkë me dhjetëra ‘patriotë’ brenda partisë së
tyre. I kisha sygjeru gjithësecilit shqiptar të Kosovës me e refuzu përdorimin e tyre. Le t’ia nisin ma së pari këta ‘patriota’ në LVV t’i provojnë këto teste serbe e masandej t’i aplikojnë në qytetarë të Kosoves. Edhe ashtu, po besoj se një pjesë të LVV do
t’i shpenzojnë për testime, se jane mbushur plot e përplot neojugosllavë e jugonostalgjikë. Mashtrues, plus dështak. Marre ju qoftë! TK!.
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...