Gazetari dhe analisti i njohur britanik, Tim Judah, ka analizuar mundësinë që në krye të Qeverive në Serbi dhe Kosovë të vijnë udhëheqës të tjerë, lëvizje këto që mund të sjellin qasje të re të të dy qeverive edhe në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Pas arritjes së koalicionit parazgjedhor mes PDK-së dhe AAK-së në Kosovë, Judah, përmes rrjeteve sociale, ka shkruar se lehtë mund të ndodhë që në krye të ekzekutivit kosovar të vendoset Ramush Haradinaj, kurse kryeministër në Serbi të bëhet Ivica Dacic.
Sipas tij, fushata e Serbisë kundër Haradinajt, sidomos me arrestimin në Francë, bëri që karriera politike e Haradinajt të ringjallet.
“Ka mundësi reale që së shpejti, Daçiq do të jetë kryeministër i Serbisë, kurse Haradinaj i Kosovës. Fushata e Serbisë e ndihmoi ringjallen e karrierës së Haradinajt”, ka shkruar Tim Judah, transmeton gazetametro.net
Tutje, ai ka thënë se kjo mund të sjellë edhe zhvillime të reja në dialogun mes dy vendeve.
“Me Daçiqin dhe Haradinajn si Kryeministra të mundshëm të Serbisë dhe Kosovës, po vjen edhe një kohë interesante për dialogun”, shkruan ai.
Tim Judah është korrespondent për Ballkanin i revistës prestigjioze “The Economist”. Ai është autor i disa librave mbi Serbinë dhe Kosovën, si dhe një libri mbi revolucionin dhe krizën në Ukrainë.
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë