Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe Sekretari i Sigurisë Kombëtare, John Kelly, do të vizitojnë Meksikën në mënyrë që të riparojnë marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve.
Ministri i jashtëm meksikan Luis Videgaray ka deklaruar se në krye të axhendës do të jenë udhëzimet e diskutueshme të emigracionit në SHBA, transmeton portali arbresh.info.
Shtetet e Bashkuara kanë në plan që të dëbojnë në Meksikë të gjithë emigrantët e paligjshëm të cilët kanë hyrë në vend përmes kalimit kufitar.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën e tyrë më të ulët për dekada të tëra.
Tillerson dhe Kelly do të përballen me një takim të vështirë në të cilin do të mundohen të ‘qetësojnë’ homologët e tyre.
Tensioned mes dy vendeve kanë filluar që nga propozimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, rreth ngritjes së murit kufitar.
Ai ka deklaruar që për ndërtimin e murit do të paguajnë meksikanët, ndërsa qeveria e Meksikës ka theksuar se ‘nuk do të pagujnë asnjë cent për ndërtimin e murit’./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...