Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.F., nga komuna e Shtërpcës, për veprën penale “Kanosja”.
Sipas aktakuzës, më 15 tetor 2025, rreth orës 17:20, në fshatin Biti e Epërme, i pandehuri dyshohet se ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin I.S., pas një mosmarrëveshjeje lidhur me rrugën pranë shtëpisë së tij.
Ai, duke lëvizur me automjet, kishte hyrë në pronën e të dëmtuarit dhe e kishte kërcënuar me fjalët: “Ti po lypshe me të myt, o të mys apo don me dit”, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri te viktima.
“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15 Tetor 2025, rreth orës 17:20, në fshatin Biti e Epërme, komuna Shtërpcë, i pandehuri me dashje, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privojë nga jeta të dëmtuarin I.S., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje rreth rrugës pranë shtëpisë së të dëmtuarit, dhe përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, hynë brenda pronës së të dëmtuarit, fillon duke bërtitur dhe e kanos me fjalët se “Ti po lypshe me të myt, o të mys apo don me dit”, me ç ‘rast si pasojë e këtyre fjalëve dhe veprimeve tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, me të cilën ka kryer veprën penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Arbresh.info
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...