Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, një person arrestohet

09:00 | 25 Dhjetor 2025
E.K

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të 24 dhjetorit në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, në parkingun e një objekti janë thyer shtatë vetura, nga të cilat janë vjedhur gjësende të ndryshme, kryesisht vegla pune.

Njësitë e hetuesisë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke identifikuar një të dyshuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar shumicën e gjësendeve të vjedhura.

“Fushë Kosovë / 24.12.2025 – 02:45. Raportohet se në parkingun e një objekti janë thyer 7 vetura, prej të cilave janë vjedhur gjësende të ndryshme (kryesisht vegla pune). Lidhur me rastin njësitë e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shumica e gjërave të raportuara të vjedhura. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info