Therret me thikë një person në sheshin “Nënë Tereza”

21:31 | 11 Dhjetor 2016
M. A.

Një person është therur me thikë në qendër të qytetit të Prishtinës, pikërisht në sheshin ‘Nëna Terezë’.

Sipas informacioneve të para nga qytetarë që gjendeshin në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është i gjinisë mashkullore, dhe mori trajtimin e nevojshëm nga zyrtarët mjekësorë të dalë në vendin e ngjarjes, raporton Indeksonline.

Ndërsa bëhet e ditur se pas ngjarjes, gjendja në sheshin në fjalë është e qetë.

Shpërndaje në rrjete sociale