Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë, pas përfshirjes në një përleshje.
Rasti ka ndodhur sonte në Podujevë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë arbresh.info se ky rast ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe se i plagosuri është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 21 :00, kemi marrë informatën se në rrugën ’19 Qershori’ në Podujevë, ka një përleshje fizike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci, duke shtuar se hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...