Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se, një viktimë në Suharekë ka raportuar se është sulmuar me thikë nga tre persona të dyshuar ende të pa njohur, transmeton arbresh.info.
Është bërë e ditur se viktima kishte pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Ferizaj, pasi që kishte lëndime të rënda trupore.
“Fsh. Mushtisht, Suharekë 25.11.2019 – 21:45. Viktima mashkull K/shqiptar ka raportuar se është sulmuar me thikë nga tre persona të dyshuar ende të pa njohur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal në Ferizaj për tretman mjekësor. Sipas mjekëve gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetë. Rastin janë duke e hetuar njësitë policore.”, thuhet në raportin policor/arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s