Disa momente më parë është raportuar se një person është therur me thikë në rrugën “Xhorxh Bush”, në Prishtinë.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa dy persona janë duke u intervistuar në lidhje me rastin.
Ketë e ka bëre të ditur për Arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18 :50, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Aktualisht në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur