Theret me thikë një person në Prishtinë

09:57 | 14 Qershor 2023
Diellza Gashi

Është therur një person me thikë në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur të martën në rrugën “Xheladin Hana”.

Siç thuhet në njoftim, viktima ka deklaruar se është sulmuar nga dy persona.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, kurse të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale