Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Muharrem Hoxhaj” në Prizren, një person rreth 50 vjeç është therur me thikë, raporton Policia e Kosoves në rajonin e Prizrenit.
Sipas Policisë, pas një fjalosje dhe konfrontimi verbal, ka ardhur deri te përleshja fizike, ku dy të dyshuarit R.B dhe A.Sh kanë sulmuar viktimën, shkruan arbresh.info.
Në këtë rast dyshohet se i dyshuari R.B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.
Viktima është duke u trajtuar në spital dhe për momentin, sipas mjekut kompetent gjendja e tij është e rëndë.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gyp të metalit dhe një thikë si prova materiale.
Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 ore dhe rasti po vazhdon të hetohet./arbresh.info/
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Istog