Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), ka vendosur që në kuadër të programit të tij, ta themelojë dhe zyrën e Avokatit për të rinjtë e Kosovës.
Më anë të kësaj zyre KREK, ka për qëllim që të shtojë besimin e te rinjve tek shteti ligjor, duke siguruar kështu relacion koherent ndërmjet të rinjve dhe institucioneve të Kosovës, e po ashtu të bëjë dhe vëzhgimin e politikave të miratuara për të rinjtë nga autoritetet vendore, për të siguruar që ato të jenë në pajtim me standardet e kartave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në mënyrë që të jenë të balancuara me nevojat dhe kërkesat e të rinjve.
Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani, ka thënë se duke pasur parasysh që të rinjtë e Kosovës, përballën me një sërë dukurish negative që po hasin në neglizhencë të Institucioneve relevante të Kosovës, lidhur me shkeljen e të drejtave të rinisë kosovare, na kanë shtyrë që të organizohemi dhe ta themelojmë një zyrë juridike brenda KREK-ut, në mënyrë që të gjendemi më afër të rinjve.
“Sfidë dhe objektiva kryesore e zyrës së avokatit të të Rinjve mbeten krijimi dhe zhvillimi i asaj, që quhet kulturë e zbatimit të ligjit e cila nënkupton administrim të mirë, transparencë dhe llogaridhënie qytetarëve dhe të rinjve të Kosovës, si dhe forcim të përgjithshëm të sundimit të ligjit”, është shprehur Hasani.
Sekretari gjeneral i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës Orhan Ejupi ka deklaruar se detyra e zyrës së avokatit të rinjve është që të jep rekomandime, të publikojë raporte, të ofrojë shërbime në favor të së drejtës dhe sistemit ligjor si dhe ti përfaqësoj të rinjtë kur ata i adresojnë problemet e tyre tek kjo zyrë, thuhet në komunikatë.
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...
Rama rrëfen takimin me Thaçin në Hagë: Burgosja e ish-krerëv...
Ambasada e SHBA-së paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë...