Sot në Kuvendin Komunal në Deçan është bërë themelimi zyrtarë i Kuvendit rinor , në një ceremoni solemne ku të pranishëm ishin përfaqësues te institucioneve si: Drejtori i Arsimit Qazim Maloku, Drejtori i Administratës Bashkim Ramosaj, Zyrtari për rini Enver Cacaj, Kryetari i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur AdemLushaj, Kryetari i KVRL-së Liridon Iberhysaj ,Kryetarja e OJQ-ë JETA Safete Gacaferi , Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan Jeton Mushkolaj.
Ata ne fjalët e tyre përshëndetëse përgëzuan themeluesit për Kuvendin Rinor si dhe premtuan përkrahje për rininë si dhe theksuan rolin e tyre ne shoqëri.
Të pranishëm ishin edhe Kryesia e Kuvendit të Rinjve të Kosovës, ku Kryetarja Deniza Limani ne fjalën e saj tha se Kuvendi rinor i Kosovës ç’do ditë e më shumë po shtrijnë aktivitetin e tij, duke u bërë adresë e secilit të ri në shoqërinë e Kosovës
Kuvendit Rinor i Deçanit-KRD me rregullore ka 27 anëtarë të zgjedhur ditë më parë sipas rregullave të përcaktuara ne statut ,pas pjesës solemne kuvendi vazhdojë punimet për zgjedhjen e Kryetarit ,ku në këtë detyrë u zgjodh Ndriçim Çekaj i cili premtoj se bashkarishtë me të gjithë anëtarët tjerë do të mundohemi për të qëndruar sa më afër kërkesave të të rinjve.
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...