Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 220-të me radhë, sipas rendit të paraparë të ditës.
Ky takim ka filluar me prezantimin e raporteve për periudhën janar – qershor 2022 të Mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale karakteristike dhe Komisionit mbikëqyrës për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike që rrjedhin nga Plani Strategjik i Sistemit Prokurorial 2022-2024.
Po ashtu, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 kanë raportuar edhe kryetarët e komisioneve të përhershme të KPK-së, raporte të cilat janë miratuar me disa rekomandime, thuhet në komunikatën për media.
Në vazhdim, anëtarët kanë miratuar Udhëzimin për përdorimin e simboleve dhe vulave në sistemin prokurorial, si dhe kanë avancuar, sipas rekomandimit të Komisionit për transferimin dhe avancimin e prokurorëve, prokurorin Sadri Alija nga Departamenti i Përgjithshëm në atë për të Mitur të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.
Ndërsa, për Prokurorinë e Apelit është marrë vendim për shpalljen e brendshme për avancimin e 3 prokurorëve në këtë prokurori.
Gjatë këtij takimi janë miratuar Dokumenti i politikave të trajnimit për prokurorët dhe stafin administrativ të sistemit prokurorial si dhe Plani i nevojave për trajnimin e prokurorëve dhe stafit administrativ, të cilat do të dërgohen në Akademinë e Drejtësisë për hartimin e programit trajnues për vitin 2023.
Takimi ka vazhduar me themelimin e Komisionit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit.
Po në këtë takim, Këshilli ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë si dhe ka themeluar Komisionin rekrutues për këto 2 pozita.
Në fund të takimit u miratua raporti për vlerësimin e performancës së 11 prokurorëve me mandat të përhershëm./arbresh.info/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...