Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën programin qeverisës për periudhën 2017-2021.
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas Marrëveshjes së Brukselit, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura me ligjin që pritet të miratohet në nëntor, rritje ekonomike prej 5-7 për qind, themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve dhe një proces i ri vetingu, janë disa prej pikave të listuara në programin qeverisës.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se ky program nuk është final dhe se ai do të plotësohet pas diskutimeve që do të zhvillohen në Kuvend dhe palët e tjera të interesuara në këtë proces.
Ai u ka thënë vartësve të tij se Qeveria që ai drejton do ta bëjë dallimin me qeveritë e kaluara në aspektin e miratimit dhe përmbajtjes së programit.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...