Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, ka pritur sot në një takim zëvendësministrin e Energjisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Gëzim Musabelliu, me të cilin ka diskutuar për thelluar bashkëpunimin në fushën minerare në mes dy vendeve.
Siç thuhet në komunikatë, me këtë rast, zëvendësministrja Zogaj-Gashi e ka informuar homologun e saj për të arriturat, respektivisht angazhimin e Qeverisë së Kosovës në fushën minerare si dhe asaj të gjeologjisë.
“Në kuadër të reformave ligjore dhe plotësimit të legjislacionit sekondar MZHE, ka paraparë që në sektorin minerar të ketë investime në kapacitete hulumtuese shkencore, të cilat do të ndikojnë në hapjen e perspektivës së re në ngritjen e kapaciteteve të shfrytëzimit”, citohet të ketë thënë Zogaj-Gashi, duke pohuar se bashkëpunimi me Shqipërinë në këtë fushë është i kënaqshëm, dhe se dy Qeveritë do të intensifikojnë këtë bashkëpunim.
Sipas saj, prioritet i Qeverisë së Kosovës është mbështetja dhe nxitja e investitorëve në hulumtimin dhe shfrytëzimin e këtyre resurseve.
Numri dy i MZHE-së, duke folur për bashkëpunimin e Shërbimeve Gjeo logjike të dy vendeve tha se tashmë ky bashkëpunim po jep rezultatet e duhura.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe atij të Shqipërisë ka sjellë edhe përgatitjen e projektit, i cili është me interes i dy institucioneve për konkurrim në projektin Horizont 2020, të financuar nga Komisioni Evropian, i cili me 5 prill do to paraqitet Komisionit Evropian”, ka thënë Zogaj-Gashi, njofton komunikata e ministrisë.
Ndërsa, nga ana e tij zëvendësministri Gëzim Musabelliu, tha se bashkëpunimi në fushën minerare dhe gjeologjike për dy vendet është i rëndësisë së madhe, i cili do të zhvillonte ekonomitë e dyja vendeve.
“Të dyja vendet, Shqipëria dhe Kosova, kanë pasuri minerare dhe bashkëpunimi në këtë fushë do të ndihmonte ekonomitë e dy vendeve. Po ashtu duhet shikuar bashkëpunimin edhe në fushën e përgatitjes së kuadrove të reja në dy vendet“, citohet të ketë thën Musabel liu.
Ndërsa, zëvendësministrja Zogaj-Gashi ka njoftuar homologun e saj Musabelliu që tashmë Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin, i cili do të hartojë projektligjin për Trepçën, proces ky i drejtuar nga MZHE.
Ndryshe, dy palët janë dakorduar për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën minerare dhe atë gjeologjike.
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...
Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi
Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë
Moti sot në Shqipëri