Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi po qëndron në Londër me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Uells në Pallatin e Westminster.
Samiti mbledh krerët e drejtësisë në botë, duke përfshirë këtu ministra të drejtësisë të Evropës dhe botës, gjyqtarë të gjykatave ndërkombëtare, avokatë e kontribuues të shquar të drejtësisë në botë.
Gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Kuçi, sipas komunikatës së MD-së, po zhvillon takime me zyrtarë te lartë të sistemit të drejtësisë dhe përfaqësues të institucioneve tjera. Sot ai është takuar me drejtorin për Trajnim në Kolegjin Gjyqësor, Sh. T. gjyqtar Philips, për të diskutuar për hapat që Ministria e Drejtësisë është duke i ndërmarrë për themelimin e Akademisë së Drejtësisë.
Kuçi ka theksuar që në vazhdën e reformave të vazhdueshme në sistemin e drejtësisë, kualiteti i punës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës duhet që të ngrihet. Qytetarët me të drejtë kërkojnë llogaridhënie dhe shërbime më të mira. Akademia e Drejtësisë do të ketë rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të sistemit të drejtësisë, duke kontribuar edhe në kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi.
Ministri Kuçi është takuar edhe me Ministrin britanik për burgje, z. Andrew Selous. Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me finalizimin e marrëveshjes bilaterale për transfer të personave të dënuar. Kuçi ka përsëritur vullnetin që është në interesin e të dy shteteve në konkludimin e kësaj marrëveshjeje sa më shpejt. Ai gjithashtu e ka njoftuar ministrin Selous për përpjekjet që po bëhen në përmirësimin e infrastrukturës, trajtimit të burgosurve dhe funksionimit në tërësi të Shërbimit Korrektues dhe Sprovues, thuhet në komunikatë.
Silva në “radarin” e Juventusit
Donika Gervalla: Votat e qytetarëve kanë dëshmuar gjithmonë ...
Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembu...
Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin ...
Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndër...
Derbi mes Arsenalit e Liverpoolit mbyllet pa gola