Burri i Albulena Haxhiut i ka reaguar Hashim Thaҫit pas propozimit të tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Alban Krasniqi përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, po tenton ta kapë shtetin përmes gjendjes së jashtëzakonshme.
“PDK-SHIK përmes Thaçit po tentojnë ta rikapin shtetin përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, ai ka thënë se deputetët mund ta rrëzojnë këtë skenar të PRONTO’s.
“Fatmirësisht deputetët me votën e tyre mund ta rrëzojnë këtë skenar të PRONTO-s”, shkruan Krasniqi.
Presidenti Thaçi, njoftoi se nesër do t’i dërgohet dekreti si propozim për gjendje të jashtëzakonshme Kuvendit të Kosovë.
Ky propozim erdhi pas mbledhjes së presidentit Thaçi me Këshillin e Sigurisë si masë parandaluese ndaj pandemisë së koronavirusit./orainfo/

Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit