Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, ka udhëtuar për në Pyeongchang të Koresë së Jugut.
Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore në Kore të Jugut, transmeton arbresh.info.
Gjatë pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, presidenti Thaçi do të vizitojë fshatin olimpik, ku është i vendosur ekipi olimpik i Kosovës, duke i dhënë mbështetje Albin Tahirit, i cili përfaqëson shtetin tonë në këtë olimpiadë.
Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në këtë olimpiadë.
Në Lojërat Olimpike në Pyeongchang të Koresë së Jugut janë duke marrë pjesë mbi 20 burrështetas, si dhe shumë liderë dhe përfaqësues shtetërorë nga mbarë bota./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...