Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar sot anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Në këtë takim Thaçi ka thënë se do të ketë bashkëpunim të plotë me të gjitha komunitetet.
“Zotohem se do të keni bashkëpunimin tim të ngushtë dhe përkrahjen time të plotë kudo dhe kurdo. Përgëzoj për punën që keni bërë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Keni reaguar për të parandaluar migrimin ilegal të komuniteteve, keni përcjell hartimin e ligjeve për të siguruar se respektohen aspiratat e komuniteteve dhe keni bërë punë të çmuar”, ka thënë Thaçi drejtuar Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Thaçi më tej foli edhe për parandalimin e migrimit ilegal të komuniteteve.
“Kemi reaguar për të parandaluar migrimin ilegal te komuniteteve, kemi përcjell hartimin e ligjeve për të siguruar dhe respektuar aspiratat e komuniteteve dhe kemi bërë punë të çmuar”, ka thënë ai.
I pari i Presidencës së Republikës shprehu gatishmëri edhe për një dialog të hapur në mes të gjinive të komuniteteve si dhe atyre të LGBT-së.
“Do te punoj dhe te inkurajoj dialogun mes politikes, mes shoqërisë civile, mes gjinive e komuniteteve si dhe LGBT-së. Koha e konfliktit dhe dhunës ka marr fund. Tani është koha e dialogut”, është shprehur ai.
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...