Presidenti në ardhje Hashim Thaçi sot ka vizituar familjet e dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha në Gjilan.
Dëshmorët Mala dhe Berisha janë vrarë në vitin 1984 gjatë një konfrontimi me policinë serbe në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Vizitën e tij në këto dy familje e ka bërë të ditur nëpërmes Facebook-ut në të cilin ka postuar edhe tri fotografi të realizuara nga fotografi Astrit Ibrahimi.
Postimi i Hashim Thaçit në Facebook:
Sot vizitova familjet e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha në Gjilan, dy prej figurave qendrore të përpjekjeve të pareshtura të popullit tonë për liri e pavarësi. Rexhepi dhe Nuhiu ishin të papërkulur me qëndrimet e tyre atdhetare. I sigurova familjarët se veprat e tyre vazhdojnë të na frymëzojnë në angazhimin tonë për të ardhmen e Kosovës. HTH
Meta: Dardanët po lartësojnë tërë kombin shqiptar
Gruaja e Fadil Vokrrit mbështet djemtë e Kombëtares: Forca K...
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë