Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit e ka apeluar vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake i cili ua refuzoi atyre lirimin nga parburgimi.
Ditë më parë Gjyqtari i Procedurës Paraprake në kuadër të Dhomave të Specializuara, Nicolla Goillou, kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi.
Pas një zhvillimi të tillë në Hagë, avokatët e të 4-ve e kanë apeluar një vendim të tillë të francezit në Gjykatën e Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Mbrojtja e Veselit e ka bërë një gjë të tillë më 1 shkurt, derisa mbrojtja e Thaçit, Selimit e Krasniqit dy ditë më vonë.
Kjo ka bërë që kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, të caktojë tre gjyqtarë të Apelit të cilët do të merren me shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...