Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për Jordani, me ftesë të Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein.
“Gjatë qëndrimit në Aman, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me Abdullah II bin Al-Hussein , me të cilin do të bashkëbisedojnë për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Në këtë takim përveç temave politike, do të diskutohet për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar, të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës. Një temë e veçantë do të jetë edhe kordinimi i dy shteteve në luftimin e terrorizmit”, thuhet në njoftimin për media.
Presidenti Thaçi, po ashtu do të merr pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, që këtë vit organizohet nga Mbretëria Hashemite e Jordanisë.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje