Teksa ka thënë se po flet në emër të të parit të partisë më të madhe në vend e jo në emër të Qeverisë ku është zëvendëskryeministër, Hashim Thaçi i PDK-së, ka thënë se secili është i vetëdijshëm për përgjegjësitë që duhet marrë për të ardhmen.
“Secili mund të rrëfejmë atë se çka ka ndodhur në Kosovës, si ka ndodhur dhe kush e ka bërë. Shumica e rrëfimeve që u treguan këtu janë jo të panjohura për opinionin, dhe në të njëjtën kohë janë rrëqethëse për atë që ka bërë Serbia këtu, deri në përmasa të gjenocidit”, ka thënë Thaçi.
“Fillimi i rezistencës së armatosur, që në fillim të viteve ’90 ka qenë projekti më serioz, më i vështirë, më i rrezikshëm dhe natyrisht më i sakrifikueshmi. Sot e keni e lehtë të flisni. Ajo sakrificë që ka ndodhur në Kosovë duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm në vendimmarrjet tona”, ka thënë më tej ai.
Thaçi ka thënë se projekti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është projekti më madhor i kombit, projekti që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Nuk ka forcë që mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por në të njëjtën kohë nuk ka forcë që do të prish orientimin e miqësisë me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë