Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jetë forcë multientike dhe e ndërtuar sipas standardeve dhe brenda vitit do ta kenë zyrtarisht statusin dhe funksionin të qartë.
Presidenti Thaçi tha se ndër prioritetet e institucioneve shtetërore të Kosovës mbetet edhe përfundimi i procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.
“Ka vazhduar fushata jonë për informimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë për nevojën e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës si dhe për përfshirjen sa më të madhe të të gjitha komuniteteve në këtë proces”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar nga Qeveria intensifikim të fushatës gjithëpërfshirëse dhe punë konkrete në teren për t’iu sqaruar të gjitha komuniteteve këtë proces të rëndësishëm.
“Jemi të bindur se në fund do të sigurojmë pajtimin dhe përkrahjen e të gjitha komuniteteve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Do të jetë kjo një forcë multi-etnike, profesionale, e standardeve të NATO-s, që do të kontribuojë për paqen në Kosovë, në rajon dhe në botë”, ka shtuar ai.
Thaçi ka thënë se kjo do t’i hap rrugë Kosovës që të afrohet me NATO-n, duke filluar me programin Partneriteti për Paqe e deri te anëtarësimi i Kosovës në NATO./arbresh.info.
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...